Ndërlidhjet

Qeveria holandeze do të kompenzojë familjet e viktimave


Qeveria holandeze është duke diskutuar kompenzimin për të afërmit e njerëzve të ekzekutuar nga forcat holandeze në një masakër famëkeqe të vitit 1947 gjatë betejës se Indonezisë për pavarësi.

Një gjykatë holandeze vendosi në shtator se shteti ishte përgjegjës për
masakrën në ishullin Java, ku rreth 430 burra u rrethuan dhe u pushkatuan. Gjykata kësisoj urdhëroi qeverinë për të paguar kompenzim.

Qeveria holandeze njoftoi se ka zhvilluar bisedime paraprake me avokaten e familjarëve rreth “mundësisë për të arritur një marrëveshje”.

Avokatja e familjarëve, Liesbeth Zegveld, ka mirëpritur bisedimet dhe ka thënë se shpreson që të arrihet një marrëveshje së shpejti.
XS
SM
MD
LG