Ndërlidhjet

Serbia thotë se topi është në anën e BE-së


Serbia tha sot se topi është në anën e Bashkimit Evropian, pasi bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel rifilluan.

Zëdhënësi i qeverisë serbe, Millivoje Mihajlloviq, i tha agjencisë së lajmeve BETA se "topi tani është në anën e BE-së dhe jo vetëm sa i përket 9 dhjetorit”, dita kur BE pritet të vendosë nëse do t’ia japë Serbisë statusin e kandidatit.

Prishtina “nuk po tërhiqet nga qëllimi i saj për të përdorur dialogun drejt konfirmimit të pavarsisë së Kosovës”, e që Beogradi ka refuzuar ta njoh, tha Mihajlloviq.

Por shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, u ankua për progresin e ngadaltë të bisedimeve.

“Unë besoj se ne jemi në një situatë të cilën e kemi sjellur deri te dokumentet të cilat nuk do të zbatohen", tha Tahiri për të përditshmen serbe Politika.
XS
SM
MD
LG