Ndërlidhjet

Azerbaixhan: Vdes gazetari i plagosur


Gazetari dhe shkrimtari nga Azerbaixhani, Rafik Tagi, pas plagëve të marra nga një sulm me thikë, ka vdekur në një spital në Baku.

Tagi, ishte kritik ndaj qeverisë së Azerbaixhanit, Islamit politik dhe Iranit.

Ai u therr shtatë herë, të shtunën mbrëma kur po shkonte në shtëpi.

Në vitin 2007, një gjykatë në Baku e pat dënuar Tagin me tri vite burg për shkak të një artikulli të vitit 2006 ku kishe kritikuar islamin dhe profetin Muhamed.
XS
SM
MD
LG