Ndërlidhjet

logo-print

Kacin: Nuk është e sigurt se Serbia do ta fitoj kandidaturën


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, tha sot se për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve me Kosovën, nuk është e sigurt se Serbia më 9 dhjetor, do ta fitoj statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian.

“Serbia deri sot nuk ka dërguar porosi të qartë dhe të kuptueshme, nga e cila do të shihej se ka vendosur t’i zbatoj marrëveshjet me Prishtinën, që është e rëndësisë kyçe për përparim drejt arritjes së statusit të kandidatit”, tha zoti Kacin, gjatë takimit me zëvendës kryeministrin e Kosovës, Sllobodan Petroviq, në Bruksel.
XS
SM
MD
LG