Ndërlidhjet

logo-print

Lugina e Preshevës: Kërkohet institucioni i Avokatit të Popullit


Për katër ditë me radhë, në Preshevë dhe Bujanovc, janë mbledhur më se një mijë nënshkrime të qytetarëve për krijimin e institucionit të Avokatit lokal të popullit në këto komuna.

Në Preshevë janë mbledhur më se 600 nënshkrime, ndërsa në Bujanovc afro 400, thuhet në njoftimin e Nismës së të rinjëve për të drejta të njeriut, e cila është inicuese e aksionit.

Këtë iniciativë e kanë nënshkruar edhe udhëheqës të lartë të Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi, dhe lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Rahmi Zylfiu.

Fushata për krijimin e institucionit lokal të avokatit të popullit në këto komuna, ka filluar më 19 nëntor.

Listat me nënshkrime do të dorëzohen në institucionet lokale të qeverisjes, ndërsa nga këshilltarët e komunave do të kërkohet mbështetje për krijimin e postit të ombudspersonit lokal.
XS
SM
MD
LG