Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Medvedev i tërheq vërejtjen SHBA-së


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se vendi i tij do t’i drejtoj raketat e veta kah vendet e mbrojtjes raketore të Shteteve të Bashkuara në Evropë, nëse Uashingtoni dështon t’i shqyrtoj shqetësimet e Moskës, lidhur me planet amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Evropë.

Në deklaratën e sotme televizive, zoti Medvedev tha se Rusia mund t’i vendos raketat e veta në enklavën e saj në Kaliningrad, dhe në hapësirat e tjera, nëse Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, dështojnë të arrijnë marrëveshje për planet amerikane për vendosjen e mburojës raketore në Evropë, deri në vitin 2020.

Ai tha se Rusia mund të vendosë për tërheqje nga marrëveshjet për kontroll të armatimit atomik me Shtetet e Bashkuara dhe t’i ndalë bisedimet e tjera për kontroll të armatimit, nëse Uashingtoni vazhdon me planet e veta.

“Në një skenar të pafavorshëm, Rusia e rezervon të drejtën të tërhiqet nga hapat e mëtejmë në fushën e çarmatimit dhe të kontrollit të armatimit”, tha Medvedev.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mburoja është e domosdoshme për mbrojtje nga kërcënimet potenciale nga vendet siç është Irani, por Rusia thotë se kjo do ta dëmtonte arsenalin e saj atomik.
XS
SM
MD
LG