Ndërlidhjet

Maqedoni: Ditë pushimi për mbjelljen e fidanëve


Në Maqedoni sot nuk ishte ditë pune, për shkak të planit për mbjelljen e gjashë milionë fidanëve, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për ripërtritjen e pyjeve dhe ngritjen e vetëdijes ekologjike në këtë vend.

Mijëra njerëz, nëpër mot me shi dhe mjegull, ia dolën të mbjellin afro 5.7 milionë fidanë, në afro 400 vende në Maqedoni.

Fushata për ripërtritjen e pyjeve dhe të hapësirave të gjelbëra, ka filluar në vitin 2008, dhe vlerësohet se prej atëherë janë mbjellur 38 milionë fidanë.
XS
SM
MD
LG