Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon dhuna- propozohet shtyrja e zgjedhjeve


Kanë vazhduar përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin egjiptian.

Policia hodhi gazin lotsjellës në drejtim të turmave, të cilat po kërkojnë transferimin e kompetencave nga regjimi ushtarak tek një qeveri adekuate.

Të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin të jenë shkrepur në afërsi të ministrisë së brendshme-simbol i autoritetit shtetëror dhe shënjestër e protestuesve.

Në ndërkohë, Al Jazeera raportoi se ministri i brendshëm, Mansur El Esavy, i ka prezantuar këshillit ushtark një raport me të cilin propozohet shtyrja e zgjedhjeve parlamentare që, në fakt, parashihet të mbahen më 28 nëntor.

Ekzistimi i raportit në fjalë, megjithatë, nuk u konfirmua zyrtarisht.
XS
SM
MD
LG