Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 24 nëntorin në vite…


Li Harvej Osuald
Li Harvej Osuald
1963 - Li Harvej Osuald, vrasësi i dyshuar i presidentit amerikan, Xhon Kenedi, qëllohet për vdekje nga Xhek Rubi - pronar i një klubi të natës në Dallas.

1784 – Zakari Tejlor, presidenti i 12-të i Shteteve të Bashkuara, ka lindur në Oranxh Kaunti.

1859 – Natyralisti britanik, Çarls Darvin, publikon librin “Në origjinën e specieve”, i cili shpjegon teorinë e tij të evolucionit me anë të seleksionimit natyror.

1963 – Presidenti amerikan, Lindon Xhonson, konfirmon se SHBA do të vazhdojë të sigurojë mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Vietnamin Jugor.

1969 – Anija kozmike Apollo 12 kthehet në Tokë, pas misionit të dytë në Hënë.

1977 - Franca kryen test bërthamor në Ishullin Muruora.

1987 – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik dakordohen për të zhdukur raketat me rreze veprimi të shkurtër dhe të mesëm, çfarë është pjesë e traktatit të parë për të eliminuar një grupacion të tërë armësh bërthamore.

1989 - Jep dorëheqje lidershipi i Partisë Komuniste në Çekosllovaki, pas disa ditë protestash kundër politikave të tij.

1991 – Fredi Merkuri, këngëtari kryesor i rock grupit “Queen”, ndërron jetë në moshën 45-vjeçare, vetëm një ditë pasi ai publikisht deklaron se është i infektuar me virusin HIV.

2000 – Gjykata Supreme e SHBA-së bie dakord për të marrë në konsideratë ankesën e Xhorxh Bushit kundër rinumërimit me dorë të fletëvotimeve presidenciale në Florida. (v.t.)
XS
SM
MD
LG