Ndërlidhjet

logo-print

Regjimi ushtarak i Egjiptit kërkon falje


Ushtria e Egjiptit kërkoi falje për vdekjen e një varg demonstruesve gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë së vendit.

Përmes një deklarate, regjimi ushtarak u zotua gjithashtu se do t’i vie para drejtësisë personat përgjegjës të vdekjeve.

Të paktën 35 njerëz janë vrarë që nga e premta kur dhe nisën ballafaqimet në mes të protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Protestuesit dyshojnë në seriozitetin e ushtrisë për zbatimin e reformave demokratike, ndërsa kërkojnë largimin e regjimit ushtarak dhe kalimin e kompetencave tek një qeveri adekuate.
XS
SM
MD
LG