Ndërlidhjet

Kërkohet “zonë e sigurt” në Siri


Franca kërkoi krijimin e “një zone të sigurt për mbrojten e civilëve” në Siri.

Ministri i jashtëm francez, Alë Zhype, përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes ushtarake për krijimin e “një zone amortizuese” në veri të Sirisë, por sugjeroi se “një zonë të sigurt” do të ishte efikase për të mbrojtur civilët dhe për të mundësuar ndihmën humanitare.

Zhype e cilësoi Këshillin Kombëtar në ekzil të Sirisë si “partnerin legjitim me të cilin dëshiron të punojë”.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë që diku 3 500 njerëz të jenë vrarë gjatë revoltave tetë-mujore kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad.
XS
SM
MD
LG