Ndërlidhjet

Diskutojnë për sanksionet ndaj Sirisë


Ministrat e jashëtm arabë po takohen sot në Kajro për të diskutuar zbatimin e sanksioneve ndaj Sirisë pas dështimit të saj për të vënë në jetë planin e Ligës Arabe për ndërprerjen e shtypjes së protestave kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad.

Më herët këtë muaj, liga suspendoi Sirinë, ndërsa kërcënoi atë me sanksione jospecifike si pasojë e injorimit të planit të saj për paqe nga Damasku zyrtar.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 3 500 njerëz kanë vdekur që kur nisën protestat kundër regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG