Ndërlidhjet

Ban-I shqetësuar për të drejtat e njeriut në Libi


Në një raport të publikuar së fundi, kreu i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se ish-rebelët në Libi janë duke i mbajtur të burgosur diku 7 000 njerëz-shumica prej të cilëve afrikanë nga sub-Sahara.

Ban citoi disa raporte që flasin për torturimin e të burgosurve, shënjestrimin e disave për shkak të ngjyrës së lëkurës, për mbikëqyrjen e grave nga burrat pa garda femërore dhe që flasin edhe për burgosjen e fëmijëve në mesin e të rriturve.

Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara tha se ka “raporte shqetësuese” për kryerjen e krimeve të luftës nga të dyja palët-rebelët dhe ish-forcat qeveritare në Sirte, ku më 20 tetor ishte zënë dhe vrarë ish-presidenti i këtij vendi, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG