Ndërlidhjet

Abaz takon Mashalin


Autoriteti palestinez, Mahmud Abaz, u takua në Kajro me liderin të ekzil të Hamasit, Kalid Mashal, për të diskutuar përpjekjet për pajtim ndërmjet partisë së tij jofetare Fatah dhe lëvizjes islamike.

Një çarje të thellë ka dominuar raportet ndërmjet të dyja fraksioneve që nga viti 2007, kur Hamasi mori kontrollin mbi Rripin e Gazës duke ia lënë Abazit vetëm kontrollin mbi Bregun Perëndimor.

Në muajin maj, liderët u pajtuan parimisht rreth një marrëveshje të unitetit, por ajo vuri në pah mospajtime rreth postit të kryeministrit të një qeverie të përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Abaz ka mbështetjen ndërkombëtare, derisa Hamasi që fitoi zgjedhjet e fundit palestineze në vitin 2006, është subjekt i një bojkoti perëndimor lidhur me refuzimin për të hequr dorë nga dhuna, për të përmbushur marrëveshjet e kaluara izraelito-pelastineze dhe për të njohur të drejtën për ekzistencë të shtetit hebrej.
XS
SM
MD
LG