Ndërlidhjet

logo-print

Zotohen me shkrim për masa të shtrënguara


Kryeministri grek i tha kabinetit qeverisës se huadhënësit ndërkombëtarë kanë reaguar pozitivisht ndaj një letre të liderit konservativ të shtetit, e cila kërkohet për të zhbllokuar ndihmën financiare, citon agjencia e lajmeve Reuters një ministër që ishte i pranishëm në takimin e së enjtës.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë insistuar që të gjithë liderët partiakë në qeverinë e unitetit të Lukas Papademosit të dorëzojnë një zotim më shkrim për mbështetjen e masave të shtrënguara financiare nëse duan hua shtesë nga këta mekanizma.

Antonis Samaras, lideri i partisë konservatore Demokracia e Re, fillimisht refuzoi këtë kërkesë, por dorëzoi megjithatë letrën e kërkuar të mërkurën.

“(Lukas) Papademos tha se përmbajtja e letrës ishte e kënaqshme. Një herë për një herë ka një përgjigjie pozitive nga jashtë”, i tha ministri Reutersit në kushte anonimiteti.
XS
SM
MD
LG