Ndërlidhjet

Duan ndryshimin e traktateve evropiane


Liderët e Francës dhe të Gjermanisë thanë se do të propozojnë ndryshime në traktatet e Bashkimit Evropian për të garantuar qeverisje më të mirë ekonomike.

Paralajmërimi u bë pas bisedimeve ndërmjet presidentit francez, Nikolas Sarkozi, kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrit italian, Mario Monti.

Bisedimet në Strasburg u përqëndruan në krizën e borxheve në Eurozonë në kohën kur janë në rritje shqetësimet mbi kalimin eventual të krizës nga shtetet më të vogla tek ato më të mëdha evropiane.

Sarkozi tha se Franca, Gjermania dhe Italia-ekonomitë më të mëdha në Eurozonën 17 anëtarëshe, janë të përkushtuara në shpëtimin e valutës së përbashkët.

Takimi ishte i pari që Sarkozi e Merkel zhvilluan me Montin, i cili erdhi në krye të qeverisë së Italisë javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG