Ndërlidhjet

Bjellorusi: Dënim me burg për aktivistin për të drejtat e njeriut


Një gjykatë në Bjellorusi, sot e ka dënuar me 4.5 vjet burg, aktivistin udhëheqës për të drejtat e njeriut, Ales Bjaljatski, duke e shpallur fajtor për evazion të taksave.

Ai është lider i një grupi për të drejtat e njeriut, që ka zhvilluar fushatë për disa veprimtarë opozitarë, të cilët janë ndjekur nga qeveria e presidentit Aleksander Llukashenka.

Autoritetet e Bjellorusisë e kishin tërhequr regjistrimin zyrtar të këtij grupi, nga viti 2003.

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Audronius Azubalis, njëherësh ministër i jashtëm i Lituanisë, e ka dënuar vendimin e gjykatës dhe tha se rasti Bjaljatski “duhet të shihet si pjesë e modelit më të gjërë të keqtrajtimit dhe frikësimit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Bjellorusi”.

Shqtësim ka shprehur edhe zëdhënësi i presidentit të Parlamentit Evropian, Robert Golanski, i cili i tha Radios Evropa e Lirë se “PE është i shqetësuar lartë për dënimin e pa arsyeshëm të zotit Bjaljatski”.

Ministria e jashtme e Polonisë tha se procesi gjyqësor “ishte qartazi i natyrës politike”.

Në procesin e sotëm gjyqësor ishin të pranishëm edhe diplomatët nga vendet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG