Ndërlidhjet

Kosovë: Qeveria e dënon dhunën e strukturave paralele


Qeveria e Kosovës e ka dënuar ashpër dhunën e strukturave paralele serbe, të ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it, me ç’rast janë lënduar rreth 20 ushtarë të KFOR-it, ka kumtuar Zyra e Kryeministrisë.

“Të githë ato struktura kriminale në veri, që pengojnë lirinë e lëvizjes dhe konfrontohen me institucionet e Kosovës dhe me trupat paqëruajtëse të NATO-s, shumë shpejt do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar”, thuhet, pos tjerash, në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me përkushtim të lartë jetësimin e plotë të vizionit të saj për hapjen e perspektivës së zhvillimit ekonomik, si dhe për zhvillimin e procesit demokratik zgjedhor edhe në pjesën veriore të Kosovës, thueht në fund të kumtesës së sotme, lidhur me incidentin në pjesën veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG