Ndërlidhjet

Obama u uron shqiptarëve Ditën e Pavarësisë


Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka dërguar urime presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, dhe gjithë popullit shqiptar, për Ditën e Pavarësisë.

Në mesazhin e presidentit amerikan, pos tjerash, theksohet se “në këtë vit të njëzet të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë”.

“Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thotë urimi dhe vazhdon “presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”.
XS
SM
MD
LG