Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Raportohet për 7 civilë të vrarë nga sulmi ajror


Zyrtarët lokalë afganë thonë se shtatë civilë, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë nga sulmi ajror i NATO-s, në provincën jugore, Kandahar.

Guvernatori Niaz Mohamad Sarhadi, tha se sulmi mbrëmë vonë në vendin Zheraj, kishte për cak luftëtarët talibanë, që po vendosnin mina në këtë hapësirë.

Megjithatë, Zyra e tij në Kandahar tha se dy kryengritës, që po vendosnin mina, ishin vrarë gjatë sulmit ajror, “derisa tre persona të mbetur ishin larguar dhe ishin fshehur në mesin e shtëpive të civilëve”, ku forcat e NATO-s i kishin ndjekur dhe i kishin sulmuar.

Presidetni Hamid Karzai “fuqishëm e ka dënuar” sulmin me bombë.

Një zëdhënës i forcave të NATO-s tha se civilët ishin vrarë në të shtënat ndërmjet militantëve dhe forcave të aleancës në Kandahar.

Për këtë rast po zhvillohen hetime.

Çështja e viktimave civile nga sulmet ajrore i ka shtuar tensionet ndërmejt qeverisë së Afganistanit dhe forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja.
XS
SM
MD
LG