Ndërlidhjet

BE kërkon progres në bisedimet Kosovë – Serbi


Bashkimi Evropian ka kërkuar sot progres të mëtejshëm në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, për normalizimin e lidhjeve, duke i tërhequr vërejtjen Beogradit, se ky është hap “esencial” në përpjekjet për integrim në BE.

Komisionari për zgjerim, Shtefan Fyle, i cili sot është takuar me zëvendës kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, tha se kishte “theksuar pritjet e vazhdueshme të BE-së, se dialogu tash të zhvillohet aktivisht, dhe të çoj në rezultate të prekshme, duke i identifikuar zgjidhjet praktike për të mirën e njerëzve”.

Ai mëtutje u shpreh se i kishte parasysh hapat aktualë për implementimin e marrëveshjeve, që janë arritur deri tash, por “hapat e tjerë duhet të ndërmerren shpejtë dhe të mundësojnë që sa më parë të ketë implementim të të gjitha marrëveshjeve”.

Sipas zotit Fyle, “këta hapa janë esencialë, në mënyrë që rekomandimi i Komisionit Evropian të pranohet pozitivisht nga shtetet anëtare, në aspektin e vendimeve të tyre në muajin dhjetor”.
XS
SM
MD
LG