Ndërlidhjet

logo-print

Protestuesit egjiptianë zotohen për protesta të reja


Protestuesit në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro janë zotuar për të mbajtur një tubim masiv sot për të kërkuar fundin e menjëhershëm të sundimit të ushtrisë.

Kjo lëvizje vjen, pavarësisht raporteve të mediave lokale se këshilli ushtarak i Egjiptit i ka kërkuar ish-kryeministrit, Kamal Ganzuri, të formojë një qeveri të re.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar, por raportet thonë se Ganzuri ka rënë dakord për të udhëhequr një qeveri të shpëtimit kombëtar.
XS
SM
MD
LG