Ndërlidhjet

Mblidhen protestuesit në sheshin Tahrir


Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin Tahrir në Kajro, për të shtatën ditë sot, duke shtuar presionin ndaj këshillit ushtarak për të dorëzuar pushtetin në duar të civilëve.

Protestuesit duan që këshilli ushtarak, i cili e ka udhëhequr Egjiptin që nga shkurti, të tërhiqet dhe pushtetin ta marrë një qeveri tranzicionale që do ta udhëhiqte vendin deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Së paku 41 njerëz kanë vdekur që kur dhuna ka shpërthyer në Egjipt këtë javë, shumica prej tyre në përleshjet me policnë në rrugën që lidh sheshin Tahrir me ministrinë e brendshme.
XS
SM
MD
LG