Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 25 nëntorin në vite…


Xhorxh Bush
Xhorxh Bush
2002 – Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush, nënshkruan legjislacionin për krijimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa në krye të tij emëron Tom Rixhin.

1783 – Britanikët evakuojnë Nju Jorkun, pozicionin e fundit të tyre ushtarak në Shtetet e Bashkuara, gjatë Luftës Revolucionare.

1947 – Zelanda e Re ratifikon “Statutin e Uestministerit 1931”, i cili i siguron pavarësi legjislative nga Britania.

1952 – Drama e Agata Kristit "The Mousetrap" jepet premierë në teatrin “Ambassadors” të Londrës. Kjo është shfaqja që jepet më së shumti pa ndërprerë, në gjithë historinë e shfaqjeve teatrore në botë.

1963 – Presidenti ndjerë i Shteteve të Bashkuara, Xhon Kenedi, varroset në Varrezat e Arlingtonit. Në funeral marrin pjesë mbi 800 mijë njerëz. Kenedi qëllohet për vdekje me snajper, më 22 nëntor, 1963, teksa ndodhej në autokolonë në qendër të Dallasit.

1963 – Një grusht-shtet ushtarak, i mbështetur nga forcat detare dhe ajrore, rrëzon qeverinë e Greqisë, të udhëhequr nga presidenti Papadopoulos.

1992 – Për shkak të tensioneve nacionaliste në rritje, Asambleja Federale e Çekosllovakisë voton për të ndarë vendin në dy shtete – Republikën Çeke dhe Sllovakinë – nga 1 janari i vitit 1993.

1998 – Bie Qeveria e Turqisë pas humbjes së mocionit të besimit në Kuvendin turk. Bëhet fjalë për akuzat për korrupsion, që përfshijnë edhe lidhjet me mafian turke.

2003 – Jemeni arreston Muhamed Hamdi al-Ahdalin, anëtar i grupit terrorist të Al Kaidës, i cili dyshohet për sulmin në një anije ushtarake amerikane në vitin 2000, si dhe për sulmin e vitit 2002 ndaj një anijeje franceze në bregdetin e Jemenit.

2006 – Izraeli dhe palestinezët bien dakord për armëpushim, duke i dhënë fund ofensivës ushtarake të izraelitëve në Rripin e GAzës, e cila zgjati për plot pesë muaj. (v.t.)
XS
SM
MD
LG