Ndërlidhjet

Siria kritikon ultimatumin


Siria e ka kritikuar sot ultimatumin e Ligës Arabe, sipas të cilit duhet të pajtohet rreth lejimit të një misioni vëzhgues ose të përballet me sanksione të reja.

Agjencioni shtetëror i lajmeve, SANA, ka thënë se Liga Arabe “është bërë një vegël për interferenca të jashtme” dhe se ky grup po i shërben një agjende perëndimore për të krijuar probleme në rajon.

Ende nuk është e qartë nëse këto kritika nënkuptojnë që Damasku do të refuzojë hyrjen e vëzhguesve.
XS
SM
MD
LG