Ndërlidhjet

logo-print

Rompuj: “Duam siguri për angazhimin e Serbisë”


Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, tha sot se blloku ka nevojë për më shumë siguri në qëllimet e mira të Serbisë në dialogun me Kosovën, përpara se ta lejojë Beogradin të shkojë një hap më tutje drejt antarsimit në BE.

Pas takimit me presidentin serb, Boris Tadiq, Rompuj tha se e ka inkurajuar atë të “bëjë hapa të mëtutjeshëm për të sigurimin e shteteve antare të BE-së se Serbia është seriozisht e angazhuar në dialogun me Kosovën dhe se po zbaton marrëveshjet e arritura deri tani”.

Liderët e bllokut 27 antarësh pritet që në një mbledhje me 9 dhjetor të vendosin nëse do t’i japin Serbisë statusin e kandidatit.

Serbia dhe Kosova filluan dialogun e ndërmjetsuar nga Bashkimi Evropian marsin e kaluar për të zgjidhur problemet e përditshmërisë, si transporti apo telefonia që u shkaktuan nga refuzimi i Beogradit për ta njohur deklaratën e pavarsisë së Kosovës të vitit 2008.

Por të dyja palët kanë shënuar progres të limituar këtë javë në rifillimin e bisedimeve pas ndërprerjes dy mujore, që u shkaktua nga problemet në veriun e Kosovës.
XS
SM
MD
LG