Ndërlidhjet

Egjipt: Imami i madh mbështet protestuesit


Imami i madh i Al-Azharit, që konsiderohet gjerësisht si organi më i lartë i islamit, sot shprehu mbështetje për protestuesit në sheshin Tahrir në Kairo dhe u uroi atyre sukses.

Një ndihmës i lartë, Hasan Shafie, u tha protestuesve në shesh, “imami i madh ju mbështet dhe është duke u lutur për fitoren tuaj”.

Fjalët mbështetëse të imamit për protestat janë të paprecedent, sepse kreu i universitetit prestigjioz fetar, Al-Azhar në Kajro, është caktuar nga presidentët e Egjiptit dhe rrallë lëshon vërejtje që kundërshtojnë qëndrimin e qeverisë.
XS
SM
MD
LG