Ndërlidhjet

Kritikon Ankaranë rreth lirisë së mediave


Kreu i Parlamentit Evropian kritikoi autoritetet turke për shkak të shtypjes së lirisë, duke thënë se numri i gazetarëve të burgosur në këtë shtet ka rritur shqetësimet.

Jerzhi Buzek i bëri këto komente pas dy ditësh të bisedimeve me zyrtarët turkë dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Ankara.

Ai tha se “burgosja e aq shumë gazetarëve nuk është tipike për situatën nëse krahasohet me vende te tjera evropiane…ajo përbën një situatë absolutisht të pazkonshme”.

Arrestimet e fundit të gazetarëve dhe kufizimet në rritje në internet kanë shkaktuar shqetësimet lidhur me lirinë e medias në Turqi.

Grupet për të drejtat e mediave thonë se diku 60 gazetarë-përfshirë kritikët e qeverisë, gjenden aktualisht në burgjet turke.
XS
SM
MD
LG