Ndërlidhjet

Protestë masive në Sheshin Tahrir


Sikurse tërë javës, edhe këtë mbrëmje po vazhdojnë protestat në qendër të Egjiptit.

Dhjetarë-mijëra egjiptianë dolën sërish në Sheshin Tahrir në Kajro me kërkesën për fundin e regjimit ushtarak.

Protestuesit po kundërshtojnë vendimin e këshillit ushtarak për udhëheqjen e qeverisë tranzicionale-vendim, sipas të cilit qeverinë në fjalë do ta drejtoj 78 vjeçari, Kamal Ganzuri.

Ganzuri kishte shërbyer si kryeministër në regjimin e ish-presidentit, Hosni Mubarak gjatë viteve 1996-1999.

Shumica e protestuesve të vrarë-41 vlerësohet të jetë numri aktual i tyre, humbën jetën gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në Sheshin Tahrir dhe në afërsi të ndërtesës së ministrisë së brendshme.

Rishfaqja e protestave erdhi para zgjedhjeve parlamentare që parashihet të nisin të hënën.
XS
SM
MD
LG