Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 26 nëntorin në vite...


Pas sulmeve terroriste në Mumbai...
Pas sulmeve terroriste në Mumbai...
2008 – Në Mumbai të Indisë nisin sulmet terroriste që zgjasin deri më 29 nëntor. Sulmet e kryera nga terroristët islamikë të Pakistanit u marrin jetën rreth 200 personave, ndërsa plagosin mbi 300 të tjerë.

1940 – Nazistët detyrojnë 500 mijë hebrenj të Varshavës të jetojnë brenda një getoje të rrethuar me mure.

1941 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Frankiln Rusvellt, nënshkruan ligjin që përcakton të enjten e katërt të nëntorit si “Dita e Falënderimeve”.

1965 – Franca bëhet vendi i tretë që futet në hapësirë, me lansimin e satelitit të saj të parë Diamant-A.

1979 – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar voton për ripranimin e Kinës pas 21 vjetësh mungesë.

1985 – Të drejtat për autobiografinë e presidentit amerikan, Riçard Nikson, fitohen nga shtëpia botuese Random House për 3 milionë dollarë.

1990 – Kreu i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, takon ministrin e Jashtëm të Irakut, Tarik Aziz, dhe i kërkon të tërhiqet nga Kuvajti.

1990 – Kryeministri i Polonisë, Tadeusz Mazovicki, jep dorëheqje.

1995 – Finalizohet Marrëveshja e Dejtonit për Bosnjën. Propozimet e paraqitura nga serbët e Bosnjës hidhen poshtë në këtë kohë.

2010 – Anëtarët e Hezbollahut akuzohen për vrasjen e ish-kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri. (v.t.)
XS
SM
MD
LG