Ndërlidhjet

Vriten së paku 8 trupa pakistaneze


Zyrtarët pakistanezë thonë se helikopterët e NATO-s nga Afganistani sulmuan një post kufitar pakistanez sot, duke vrarë të paktën tetë trupa.

Guvernatori i provincës veri-perëndimore, Kajber Paktunka, Masud Kausar, tha se incidenti në të cilin "tetë ushtarë pakistanezë u martirizuan" ishte një shkelje e sovranitetit të Pakistanit.

Disa zyrtarë ushtarakë pakistanezë janë duke u thënë agjencive perëndimore të lajmeve që deri në 14 ushtarë janë vranë. Ndërsa NATO-ja thotë se është ende duke hulumtuar këtë incident.

Një zëdhënës i Forcës të Ndihmës së Sigurisë Ndërkombtare të NATO-s i
tha agjencionit të lajmeve AFP: "Ne jemi të vetëdijshëm se një incident ka ndodhur. Jemi ende në procesin e mbledhjes së informacionit".
XS
SM
MD
LG