Ndërlidhjet

Liga Arabe përgatitet për sanksione të reja ndaj Sirisë


Zyrtarët e Ligës Arabe do të takohen gjatë ditës për të përgatitur planet për sanksione të reja kundër Sirisë.

Aksioni vjen pas injorimit të kërkesës së ligës për dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtar në Siri, ku që nga muaji mars u vranë rreth 3 500 protestues në revoltat kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad.

Mësohet se liga planifikon sanksione shtesë ndaj vendit-sanksione këto, që thuhet se përfshijnë ndalimin e pjesshëm tregtar, ndalimin e fluturimeve komerciale dhe ndërprerjen e aktiviteteve me Bankën Qendrore të vendit.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme ruse, Aleksandër Lukasheviq, shprehi kundërshtimin e Moskës ndaj sanksioneve duke theksuar se shteti rus mbështet “dialogun e brendshëm”.
XS
SM
MD
LG