Ndërlidhjet

PJD shpall fitoren në Maroko


Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka shpallur fitoren në zgjedhjet e para parlamentare në Maroko që nga protestat pro-demokratike që u mbajtën më herët këtë vit.

Pas Tunizisë, PJD-ja (The Justice and Development Party) do të ishte partia e dytë ismamiste që do të udhëhiqte një vend në Afrikën Veriore.

Pavarësisht thirrjeve për bojkot të disa aktivistëve, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje thuhet se ishte 45 për qind.

Sikurse në disa pjesë të tjera të botës arabe, marokienët patën dalë në rrugët e shtetit në pjesën e parë të vitit 2011 me kërkesën për më shumë demokraci.

Mbreti Mohamed VI iu përgjigj kësaj kërkese duke ndryshuar kushtetutën dhe duke mbështetur zgjedhjet e lira.

Mirëpo, sipas disa aktivistëve, që nga atëherë janë zvogëluar thirrjet e qeverisë për reforma.
XS
SM
MD
LG