Ndërlidhjet

Iraku- I rezervuar rreth sanksioneve ndaj Sirisë


Ministri i jashtëm irakian, Hoshjar Zebari, tha se “nuk është e mundshme” për të zbatuar sanksione ekonomike ndaj Sirisë për shkak të marrëdhënieve të saja të ngushta me Irakun dhe për shkak se një numër i madh refugjatësh irakianë jeton në atë vend.

Në një konferencë për media, Zebari tha: “Ne jemi të rezervuar rreth kësaj çështje”.

Megjithatë, nuk u qartësua se a nënkupton kjo refuzimin e Irakut për sanksionet eventuale ndaj Sirisë, për të cilat pritet të diskutohet në takimin e sotëm të ministrave të financave në Kajro dhe në atë të ministrave të jashtëm të dielën.

Ultimatumi, të cilin Liga Arabe ia kishte caktuar Damaskut për zbatimin e marrëveshjes për paqe, kaloi të premtën.
XS
SM
MD
LG