Ndërlidhjet

logo-print

Banka Qendrore në Afganistan me guvernator të ri


Ligjvënësit afganë miratuan emërimin e guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të shtetit.

Bankieri i shkolluar në Shtetet e Bashkuara, Norullah Dilvari, pason Abdul Kadir Fitratin, i cili braktisi Afganistanin në muajin qershor duke thënë se ndihet i rrezikuar pas deklarateve të bëra për gjendjen para kollapsit të mundshëm të bankës në Kabul.

Qeveria afgane kishte hedhur poshtë këtë mundësi duke thënë se jeta e tij nuk është në rrezik dhe duke shfaqur besimin se braktisja e vendit nga ai mund të ketë pasur për qëllim fshehjen e ndonjë aktiviteti të tij.

Më herët këtë muaj, Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi një hua të re prej 133. 6 milionë dollarëve për Afganistanin.
XS
SM
MD
LG