Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 27 nëntorin në vite…

  • RFE /RL

Kryeministri britanik, Xhon Major (në të djathtë), viti: 1995

Kryeministri britanik, Xhon Major (në të djathtë), viti: 1995

1990 Partia Konservatore zgjedh Xhon Majorin në postin e kryeministrit të Britanisë. Ai pason Margaret Teçerin.

1701 – Anders Celsius ka lindur në Suedi. Ai është shpikësi i termometrit Celsius.

1779 – Kolegji i Pensilvanisë bëhet Universiteti i Pensilvanisë. Ky është universiteti i parë që njihet ligjërisht në Amerikë.

1839 – Në Boston themelohet Shoqata Amerikane e Statistikave.

1967 – Presidenti i Francës, Çarls de Goll, thotë se do të vërë veto ndaj kërkesës së Britanisë për t’iu bashkuar Tregut të Përbashkët.

1975 – Bashkëthemeluesi i Librit të Rekordeve “Guiness”, Ros Mekuirter, qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Londër.

1983 – Avioni Boeing 747, që udhëtonte nga Parisi në Madrid, rrëzohet rreth 5 milje në lindje të Aeroportit Barajas të Madridit; 183 persona humbin jetën.

1991 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në mënyrë unanime, miraton rezolutën, e cila i hap rrugën krijimit të një operacioni paqeruajtës të OKB-së në Jugosllavi.

1992 – Në Venezuelë, forcat rebele përpiqen, por dështojnë të përmbysin presidentin Karlos Anders Perez – për të dytën herë në dhjetë muaj.

2009 – Anija kozmike Atlantis kthehet në Tokë pas misionit 11-ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Atlantis ateron në Floridë. (v.t.)
XS
SM
MD
LG