Ndërlidhjet

Irani redukton marrëdhëniet me Britaninë


Parlamenti i Iranit
Parlamenti i Iranit
Parlamenti i Iranit ka aprovuar një draft-rezolutë për të reduktuar marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Britaninë, si përgjigje ndaj vendimit të Britanisë për të shtuar sanksionet kundër Teheranit.

Raportohet se 179 nga 290 deputetët në Parlament kanë votuar në favor të kësaj draft rezolute, katër kanë votuar kundër dhe 11 kanë abstenuar.

Kjo draft-rezolutë u paraqit më 23 nëntor pasi Britania, SHBA-të dhe Kanadaja vendosën sanksione të reja ndaj Iranit më herët gjatë muajit, si pasojë e komenteve nga OKB-ja, sipas të cilave Irani po zhvillon armë bërthamore.(e.b.)

Lexoni edhe këtë:
Ashpërsohen sanksionet ndaj Iranit
XS
SM
MD
LG