Ndërlidhjet

Oseti e Jugut: Fillon raundi i dytë i zgjedhjeve


Vendvotimet janë hapur në rajonin separatist të Gjeorgjisë, Oseti e Jugut, ku një raund i dytë i zgjedhjeve presidenciale është duke u zhvilluar sot.

Kandidati, Anatoli Bibilov arriti me familjen e tij për të hedhur votën duke u thënë gazetarëve se ai "votoi për të ardhmen," e cila tha se do të jetë "e pastër dhe e bardhë", si dëbora që po bie në këtë rajon që mbrëmjen e kaluar.

Bibilov, i cili ka mbështetjen e Moskës, favorizohet për të fituar zgjedhjet.

Bibilov, aktualisht ministër për situatat emergjente të Osetisë Jugore, është duke kandiduar kundër ish-ministres së arsimit, Alla Dijojeva.
XS
SM
MD
LG