Ndërlidhjet

Vazhdon situata e tensionuar në Egjipt


Aktivistët po u bëjnë thirrje egjiptianëve për të dalur sot në sheshin Tahrir në Kajro, një ditë përpara fillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Qeveria e përkohshme e udhëhequr nga Esam Sharaf dha dorëheqje javën e kaluar ndërsa protestat kundër këshillit ushtarak janë intensifikuar në Kajro dhe në qytete të tjera.

Dhuna ka lënë të paktën 40 të vdekur, duke përfshirë një aktivist 21-vjeçar i cili u godit "gabimisht" nga një konvoj i policisë, derisa po ikte nga një grup i sulmuesve pranë sheshit Tahrir më 26 nëntor.

Protestuesit kanë refuzuar koncesionet e këshillit ushtarak, duke përfshirë edhe emërimin e veteranit të politikës në Egjipt, 78 vjeçarit Kamal Gazuri, për të udhëhequr një qeveri të re.

Televizioni shtetëror ka njoftuar se Gazuri ka ofruar pozicionet e kabinetit dhe po shqyrton mundësinë e krijimit të një këshilli konsultativ që do të përbëhet nga avokatë të demokracisë dhe entuziastë presidencial.

Ganzuri ka paralajmëruar se Egjipti mund të bëhet një “Somali e re” nëse situata e tanishme vazhdon.

Ndërkohë, kandidati presidencial, El-Baradei, ka ofruar të udhëheqë një qeveri të unitetit kombtar.

Në Bruksel, shefja e punëve të jashtme e BE-së, Ketrin Eshton, ka thënë se është e shqetësuar rreth situatës në Egjipt.
XS
SM
MD
LG