Ndërlidhjet

Serbët e veriut kundër Stefanoviqit


Përfaqësuesit e të ashtuquajturit Kuvend i Bashkësisë së Komunave Serbe të Kosovës kanë mbajtur sot një takim dhe kanë kërkuar nga kryetari i Serbisë Boris Tadiq, nga zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiç, si dhe shefi i ekipit negociator serb në dialogun Kosovë- Serbi, Borislav Stefanoviq që, siç thuhet, “të ndërprejnë arritjen e marrëveshjeve me palën shqiptare, në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare serbe”.

Drejtuesi i të ashtuquajturit Kuvend i Bashkësisë së komunave serbe të Kosovës, Radovan Niçiq, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve janë dakorduar që “të gjitha marrëveshjet, të cilat i ka nënshkruar Borko Stefanoviq, të mos zbatohen në hapësirën e Kosovës, kudo që është e mundur”.

Përfaqësuesit e serbëve kanë autorizuar ekipin e përbërë prej rreth 30 avokatëve, që ndaj Borisllav Stefanoviqit, të hapen procedurat penale, siç ka thënë Niçiq, “për shkak të marrëveshjeve me shqiptarët, gjë që e rrënon kushtetutën e Serbisë”.

Të ashtuquajturit delegatë serbë, kan përshëndetur interesimin e udhëheqësve të Rusisë , me në krye Dimitrije Medvedevin, lidhur me interesimin e serbëve të Kosovës për nënshtetësinë e dyfishtë.
XS
SM
MD
LG