Ndërlidhjet

Oseti e Jugut: Zgjedhjet deklarohen valide


Zyrtarët e zgjedhjeve të rajonit separatist të Gjeorgjisë, Osetisë së Jugut, kanë deklaruar se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është valid pasi më shumë se 30 përqindshi i kërkuar i votuesve kanë hedhur votat e tyre.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Bella Plieva, tha se sipas kohës së Evropës Qendore, deri në orën 14:00 kanë votuar 49.73 përqind nga 32,700 votues me të drejtë vote.

Rezultatet e para preliminare pritet të jipen pak kohë pas mbylljes së vendvotimeve, në orën 20:00 sipas kohës lokale.

Osetia e Jugut, është rajoni separatist i Gjeorgjisë, të cilin e ka njohur vetëm Rusia.
XS
SM
MD
LG