Ndërlidhjet

Festohet datëlindja e Timoshenkos


Rreth 3000 mbështetës të ish kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, organizuan një koncert ditëlindje sot në portat e burgut të Kievit, ku ajo është duke u mbajtur.

Disa njerëz hodhën lule dhe gozhduan kartolina me mesazhe urimi jashtë burgut për të shënuar ditëlindjen e 51-të të ish-kryeministres.

Timoshenko u burgos këtë verë duke u dënuar me shtatë vite burg për shpërdorim të detyrës.

Ajo vetë dhe mbështetësit e saj e përshkruajnë dënimin si hakmarrje politike.
XS
SM
MD
LG