Ndërlidhjet

Vriten 11 persona në Bagdad


Zyrtarët irakianë thonë se një vetvrasës me bombë ka vrarë sot 11 persona
jashtë një burgu në Bagdadin verior. Ndërsa së paku 15 raportohen të lënduar.

Zyrtarë nga spitali dhe policia kanë thënë se vetvrasësi ka shpërthyer veturën e tij të mbushur me eksplozivë pranë hyrjes së burgut, 25 kilometra në veri të Bagdadit.

Ky sulm, që është i treti brenda javës në Irak, ndodhi kur shumë punonjës dhe roje ishin duke shkuar në burg.
XS
SM
MD
LG