Ndërlidhjet

Obama do të takohet me delegacionin nga BE


Presidenti amerikan, Barak Obama, do të presë një delegacion nga Bashkimi Evropian për bisedime në Shtëpinë e Bardhë.

Pika kryesore e agjendës pritet të jetë kriza në eurozonë. Administrata e Obamës e ka kritikuar BE-në për siq ka thënë “përgjigje të ngadalshme ndaj krizës nga ana e Brukselit”.

Brukseli nga ana tjetër e ka refuzuar kritikën, duke vënë në pah se Shtetet e Bashkuara kanë problemet e tyre financiare.

Në këtë takim pritet që gjithashtu të diskutohet për botën arabe, si dhe për programin bërthamor të Iranit.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe shefja e punëve të jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, pritet të marrin pjesë në takim.
XS
SM
MD
LG