Ndërlidhjet

logo-print

Ali Abdullah Saleh shpall amnesti


Mediat shtetërore në Jemen thonë se presidenti Ali Abdullah Saleh ka shpallur amnesti për të gjithë ata që “kanë bërë gabime përgjatë krizës”.

Qindra njerëz kanë vdekur këtë vit në protestat kundër regjimit 33 vjeçar të Salehit.

Megjithatë, falja nuk i përfshin ata që tentuan të vrisnin Salehin në qershor.

Por, grupet opozitare e kanë kundërshtuar këtë amnesti duke thënë se Salehi nuk ka autoritet të shpall amnesti.

Javën e kaluar, Saleh ka nënshkruar një marrëveshje për transferim të pushtetit te zëvendësi i tij Hadi, në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

Përpara zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen në shkur, Hadi e ka emëruar liderin e opozitës, Muhamed Basindva, si kryeministër të përkohshëm të vendit.
XS
SM
MD
LG