Ndërlidhjet

Të bindur për avancimin drejt BE-së të Prishtinës e Tiranës


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerësoi se demokracia parlamentare në Shqipëri ka arritur sukses. Këtë koment, siç njofton presidenca kosovare, ajo e bëri gjatë një takimi me një delegacion të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të kryesuar nga kryetari i saj, Edi Rama.

Jahjaga theksoi gjithashtu se “është e arritur që në Shqipëri ka përafrim me standardet dhe në parimet mbi të cilat duhet të ecë vendi dhe që të ardhmen e shohin në integrimet euroatlantike dhe në anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

Rama, ndërkaq, tha se “Kosova dhe Shqipëria po avancojnë në proceset integruese evropiane”.

Komunikata e presidencës citon atë të ketë thënë se “duhet realizuar aspiratën e brezave të rinj për integrime evropiane duke inkurajuar këtë proces nëpërmjet thellimit të reformave”.

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, tha se vizita e tij në Kosovë realizohet pikërisht në Ditën e Flamurit si “një simbolikë”.
XS
SM
MD
LG