Ndërlidhjet

Egjipt: Vazhdojnë votimet


Egjiptasit janë mbledhur jashtë vendvotimeve sot të votojnë në zgjedhjet e para të vendit që nga regjimi i presidentit, Hosni Mubarak, i cili u rrëzua në një kryengritje popullore nëntë muaj më parë.

Votimi për Kuvendin Popullor, apo dhomën e ulët të parlamentit, zhvillohet në tre faza duke filluar nga e hëna në qytetet kryesore të Kajros, Aleksandrisë dhe do të vazhdojë deri në janar.

Kandidati Amr Musa, një ish sekretar gjeneral i Ligës Arabe dhe një ish ministër egjiptian, ka mbështetur votimin si një erë të re të demokracisë.

Ai tha: “Ky është fillimi i një ere të re në Egjipt, demokracia në asksion, jo në teori por në praktikë”.

Protestuesit të cilët duan që votimi të shtyhet ende ndodhen në sheshin Tahrir.
XS
SM
MD
LG