Ndërlidhjet

Kina pesimiste rreth bisedimeve për klimën


Deklaratat e kryenegociatorit kinez për ndryshime klimatike nuk janë aq optimiste sa i përket rezultateve të bisedimeve për ngrohjen globale në Durban, njofton Reuters.

Shtetet do të bëjnë përpjekje të shpëtojnë Protokolin e Kiotos, me anë të bisedimeve për klimën globale, që kanë filluar sot, me qëllim të shkurtimit të emisioneve të gazrave.

“Parashikimet e tanishme nuk janë aq optimiste”, ka thënë negociatori kinez, Su Wei, sipas së cilit, të paktën në vendet e zhvilluara, Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë që të konsideroj angazhimin e dytë të Protokolit të Kiotos.

Kina, si emetuesi më i madh i karbonit në botë, nuk dëshiron të angazhohet nëse Uashingtoni nuk e bën një gjë të tillë, ndërsa Rusia, Japonia dhe Kanada thonë se nuk do të ndërmarrin një angazhim të dytë nëse këtë nuk e bëjnë emetuesit e mëdhenj.
XS
SM
MD
LG