Ndërlidhjet

Irani aprovon projektligjin kundër Britanisë


Transmetuesi shtetëror iranian IRIB, raportoi sot se këshilli ka miratuar një projektligj për degradim të marrëdhënieve me Britaninë që përfshin dëbimin e ambasadorit britanik nga Irani para fundit të këtij viti.

IRIB e ka cituar zëdhënësin e këshillit, Abasali Kadkhodai, të ketë thënë se antarët e votuan “unanimisht” këtë projektligj.

Projektligji u paraqit më 23 nëntor pasi Britania, SHBA-të dhe Kanadaja vendosën sanksione të reja ndaj Iranit më herët gjatë muajit, si pasojë e komenteve nga OKB-ja, sipas të cilave Irani po zhvillon armë bërthamore
XS
SM
MD
LG