Ndërlidhjet

Vdes kryeministri i fundit i ish-Jugosllavisë


Kryeministri i fundit i ish-Jugosllavisë, Ante Markoviq, ka vdekur në moshën 88 vjeçare.

Markoviq, i cili u emërua në vitin 1989, ishte autor i një programi të reformave ekonomike që e ngriti standardin e jetesës dhe ndali inflacionin, por që ky program u dobësua shpejt.

Popullariteti i tij ra me ardhjen në pushtet të politikanëve, Sllobodan Millosheviq, dhe Franjo Tugjman në Serbi dhe Kroaci.

Markoviq dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 1991, kur Jugosllavia ishte tashmë e copëtuar. Më vonë, ai u tërhoq nga politika.
XS
SM
MD
LG